‘Dardanët’ nuk e lënë vetëm Kosovën, gati për në Sofje

Përveç se po dhurojnë paraqitje të mira, futbollistët e Kosovës gati çdo ndeshje kanë mbështetjen e tifogrupit ‘Dardanët’.

Sport

09/06/2019 16:07

Këta të fundit e kishin të pamundur të ishin në stadium ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi, për shkak se malazezët ishin të dënuar nga UEFA për të luajtur pa tifozë.

Por në ndeshjen e nesërme ndaj Bullgarisë, ‘Dardanët’ nuk do mungojnë në shkallët e stadiumit në Sofje, shkruan lajmi.net.

Kosova do përballet me kombëtaren ballkanase nesër me fillim nga ora 20:45, pas barazimit 1-1 në Podgoricë.

‘Dardanët’ në numër të konsiderueshëm do ta përkrahin nga afër skuadrën e Bernard Challandes, pavarësisht tensioneve politike që mund të ketë atje.

Fotoja e fundit tregon se ata janë nisur rrugës për në Bullgari dhe janë gati për mbështetjen ndaj reprezentacionit kosovar. /Lajmi.net/