‘Dardanët’ me një befasi të këndshme për ndeshjen kundër Malit të Zi

Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’, kanë përgatitur një koreografi speciale për ndeshjen kundër Malit të Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sport

14/10/2019 19:41

Kjo koreografi do të shfaqet në minutën e 9’-të të takimit.

‘Dardanët’ në minutën e 9’-të do të ngritin një baner në të cilin është shkruar strofa ‘Besa besë, besën ta kam dhënë’.

Kjo këngë do të këndohet nga të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

E veçanta e kësaj koreografie është minuta e 9’-të, dhe dihet se numri 9 i dedikohet legjendës Fadil Vokrri./Lajmi.net/