‘Dardanët’ janë gati, premtojnë atmosferë të zjarrtë në ndeshjen, Kosovë – Danimarkë

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e Kosovës kundër Danimarkës.

Sport

21/03/2019 15:40

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës në stadiumin ‘Fadil Vokrri.

Ndeshja starton në ora 19:00, gjersa tifo grupi i Përfaqësueses tonë ‘Dardanët’, kanë bërë të ditur se janë të gatshëm, shkruan lajmi.net.

‘Dardanët’ kanë lëshuar një njoftim para ndeshjes, duke bërë me dije vendin se ku do të takohen para se të futen në stadium.

“’Dardanët’, gati për fitore. Takohemi të gjithë Dardanët tek parkingu mbrapa stadionit në ora 18:00!”, kanë shkruar “Dardanët” në rrjetet sociale. /Lajmi.net/