“Dardanët” e konsiderojnë finale ndeshjen me Rumaninë: Vetëm fitorja na rrit shpresat për kualifikim

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” e konsiderojnë finale të Kosovës ndeshjen me Rumaninë, e vlefshme për Grupin I në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023. Kosova dhe Rumania do të përballen më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net. Tifozeria dardane nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare…

Sport

09/06/2023 08:28

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” e konsiderojnë finale të Kosovës ndeshjen me Rumaninë, e vlefshme për Grupin I në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.

Kosova dhe Rumania do të përballen më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Tifozeria dardane nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë shkruar se opsioni i vetëm i Kosovës kundër Rumanisë është fitorja, siç kanë shkruar ata, për t’i rritur shpresat për kualifikim.

“7 ditë na ndajnë nga finalja me Rumaninë. Fitorja të premtën e ardhshme, është i vetmi opsion që na rrit shpresat për kualifikim. Duam fitore. Forca Kosovë” – shkruhet në postimin e tyre.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse kanë tubuar vetëm dy pikë në dy ndeshjet e para, bilanc ky jo i mirë duke marrë parasysh se Zvicra dhe Rumania ndajnë vendin e parë me nga gjashtë pikë. Dy pozitat e para kualifikohen në Evropian.

Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën./Lajmi.net/