Dardan Sejdiu e quan Agim Veliun “krye-injorant”

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Dardan Sejdiu e ka quajtur Kryetarin e Podujevës, Agim Veliun, “kryeinjorant”. Sejdiu i ka përkujtuar Veliut se edhe Podujeva furnizohet me ujë nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Lajme

26/02/2014 16:37

Komuna e Prishtinës dhe e Podujevës assesi të gjejnë “paqe” mes vete rreth burimeve alternative të ujit.

Në një postim të bërë para disa ditësh në profilin e tij në Facebook, Sejdiu e ka quajtur Veliun “kryeinjorant”.

Sejdiu i ka përkujtuar Veliut se edhe Podujeva furnizohet me ujë nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“Një fjali për krye (tarin) injorantin e Podujevës, edhe Komuna e Podujevës furnizohet nga KUR Prishtina”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Polemikat rreth ujit në Prishtinë nisën kur javën e kaluar, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti doli në territorin që administrativisht bie në komunën e Podujevës për të kërkuar burime alternative të ujit, pas thatësisë e cila po mbretëron sivjet dhe krizës që po pritet ta përjetojë Prishtinë në furnizim me ujë gjatë muajve në vijim.