Dardan Molliqaj: Me sot i mbyllim të gjitha shqetësimet për Astrit Deharin (Video)

18:42 | 11 Nentor 2016

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Moliqaj i përmendur si njëri nga vizitorët e fundit të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, ka thënë se tendenca për manipulim është e papranueshme.

“Dalja e xhirimeve, ditarëve në këtë mënyrë është e pabesueshme”, ka thënë në konferencën e përbashkët me prindërit e Astrit Deharit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ata sot kanë dalë në konferencë për t’i përmbyllur këto shqetësime, gjë që le të kuptohet se Vetëvendosje më nuk do të deklarohet për rastin “Deharit”.

“Jemi dalë sot këtu dhe me tregu se me këtë konferencë ne i mbyllim këto shqetësime, jo për hatër të pushtetit, as për hatër të disa mediave të cilat e kanë bo këtë punë, por duke pas parasysh shqetësimin e madh të qindra mija jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës kemi pa të arsyeshme me ju informu drejt”, ka thënë Molliqaj. /Lajmi.net/