Dardan Berisha pështynë në fytyrë gjyqtarin

Në ndeshjen e tretë gjysëm-finale që po zhvillohet në Suharekë ka ndodhur diçka e pazakontë.

Sport

06/05/2015 20:10

15 sekonda pa përfunduar qereku i parë, Dardan Berisha, lojtari më i mirë në Kosovë, merr gabim teknik nga gjyqtari dhe në nervozizëm e sipër pshtynë në fytyr gyqtarin Xhelal Mumini duke e marrë menjëherë edhe gabimin teknik të dytë.

Ai del nga ndeshja dhe si duket nervozizmi ka vazhduar edhe në zhveshtore ku ka përplasur gjithçka që i ka dalë përpara.

Ndërkohë rezultati momental është 24-37 ku ka edhe 6 minuta për të përfunduar qereku i dytë respektivisht pjesa e parë e ndeshjes.