Dardan Berisha kërkon përkrahjen e ‘Plisave’

Dardan Berisha duket së është gati për ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup.

Sport

05/03/2019 10:41

Dardan Berisha ka kërkuar nga ‘Plisat’ që tu ofrojnë përkrahje të madh në përballjen ndaj Vareses.

Basketbollisti i Prishtinës ka postuar një status në Faceboook, duke u shprehur tejet i lumtur për triumfin në Kupën e Kosovës dhe që është shpallur MVP i këtij kompeticioni, përcjell lajmi.net.

Berisha ka kërkuar përkrahje për ndeshjen e nesërme ndaj skuadrës italiane, Varese, që do të fillojë nga ora 20:30.

Më poshtë mund ta shikoni statusin pa ndërhyrje të Dardan Berishës:

Fitues te Kupes se Kosoves dhe MVP 2019… ⚪️?

Ju presim neser ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve ne Prishtine nga ora 20:30 ne ndeshjen historike kunder ekipit Italian Varese…! #HajdePrishtine #Readyformore. /Lajmi.net/