Danimarkë, s’ka të papunë, kompanitë detyrohen të ngadalësojnë prodhimin

Mund të duket qesharake por është e vërtetë, në Danimarkë nuk ka punëtorë.

Bota

02/03/2017 14:27

Është paksa paradoksale historia e sipërmarrësit Peter Enevoldsen që ishte i gatshëm të investonte miliona në një kompani por e kishte të vështirë të gjente punëtorë.

Në Danimarkë shkalla e papunësisë nuk e kalon shifrën 4,3 % dhe ekonomia e vendit është në rritje të vazhdueshme.

Mungesa e punëtorëve ka bërë që në Danimarkë të detyrohen të ngadalësojnë procesin e prodhimit ose të refuzojnë kontrata të caktuara.

Danezët kanë filluar një fushatë publicitare për të tërhequr punëtorë pasi nëse kjo situatë vijon ekonomia e vendit mund të shfaqë probleme.