Danimarka shtrëngon dhëmbët ndaj Austrisë, e mposht me dy gola epërsi
Danimarka është lidere e grupit 1 në Ligën A të Kombeve.
Sport
Kombëtarja daneze ka arritur ta mposht Austrinë me rezultatin 2:0 në ndeshjen e sotme, shkruan lajmi.net.
Danimarka kaloi në epërsi qysh në minutën e 21’, me golin e shënuar nga Wind.
Vendasit dyfishuan epërsinë në minutën e 37’, kur Skov Olsen dërgoi topin në rrjetën e austriakëve.
Fitorja e regjistruar sonte e çon Danimarkën në krye të tabelës, me nëntë pikë në katër ndeshje.
Austria mbetet me katër pikë në pozitën e tretë. Kroacia është e dyta me shtatë pikë, kurse Franca në pozitën e fundit ka vetëm dy pikë. /Lajmi.net/