Danimarka nuk rekomandon qytetarët të vijnë në Kosovë: Vend me rrezikshmëri për përhapjen e Covid-19

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka udhëzuar qytetarët e saj se edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri më 31 gusht 2020.

Lajme

07/07/2020 15:35

Në njoftimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë thuhet se Kosova nga autoritetet daneze karakterizohet si vend me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19 dhe se pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhet të vet-izolohen për 14 ditë.

Në njoftim bëhet e ditur se kalimi transit lejohet në Danimarkë.

Njoftimi i plotë: 

Njoftim!

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës paralajmëron edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri me 31 gusht 2020.

Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë.

Kalimi Transit lejohet në Danimarkë. /Lajmi.net/