Danimarka ndalon prerjen e Kurbanëve
Danimarka ka nxjerr një ligj i cili parandalon therjen e kafshëve për shkak të ritualeve fetare. Më të pakënaqurit nga ky ligj sigurisht që janë hebrenjtë dhe myslimanët, të cilët si pjesë të ritualeve të tyre fetare kanë edhe therjen e kafshëve.

Bota
Qeveria e Danimarkës ka sjell një ligj i cili ndalon therjen e kafshëve për çështje religjioze, apo siç njihet ndryshe edhe për prodhimin e mishit hallall. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e fushatës së gjatë të aktivistëve që kërkojnë mirëqenie.
Ky ligj ka nxitur pakënaqësi të mëdha, ku liderët hebrenj e kanë quajtur ligjin “anti-seminist”, ndërkaq, grupi jo përfitues i prodhimit të “Halal”, e ka quajtur si “një ndërhyrje e qartë në liritë fetare”.
Por ky ligj ka edhe gjëra pozitive dhe negative.
Gjëja e parë pozitive është se do të ndalohet dhimbja e kafshëve. Kur ju preni një lopë, ju e preni atë në fyt dhe ajo gjakon deri sa të vdes. Ky ligj do të mundohet që sensibilizojë sa më shumë të jetë e mundshme, personat fetar se të drejtat e kafshëve janë që ato të kenë një vdekje sa më të pa dhimbshme që është e mundur, shkruan Independent.
Ministri danez i agrikulturës ka thënë se “ të drejtat e kafshëve vijnë para atyre fetare”.
Kjo thënie si duket ka shkaktuar shumë shqetësim tek popullsia që në fetë e tyre edhe therjen e kafshëve kanë pjesë të pandashme të ritualeve të tyre.
Danimarka ka një popullsi të madhe – 6 mijë e 500 hebrenj dhe 270 mijë mysliman, nga 5.6 milionë sa është totali i papunësisë.
Tash, ata nuk do të lejohen që të therin kurban.