Danimarka gëzon Shqipërinë

Danimarka i ka dhënë lajme të mira skuadrës së Shqipërisë, pasi disa nga lojtarët e saj pritet të mungojnë në ndeshjen e madhe të së shtunës.

Sport

06/10/2014 21:12

Danimarkës pritet që t’i mungojnë disa lojtarë, sidomos të fazës defensive, për ndeshjen e së shtunës kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Qendërmbrojtësi Simon Kjaer, i cili luan për skuadrën franceze Lille, pritet të mungojë në këtë takim, pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Europa League kundër Wolfsburgut.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Red Bull Salzburgut, Peter Ankersen është një tjetër emër që pritet të mungojë në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Të ju kujtojmë, ndeshja Shqipëri-Danimarkë zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ këtë të shtunë, me fillim nga ora 20:45.