Danilo kushton 40 milionë euro
Porto ka caktuar çmimin e mbrojtësit të djathtë Danilo, i cili kërkohet nga Real Madrid. Klubi portugez do ta shesë brazilianin për 40 milionë euro.

Sport
Tashmë nuk është sekret se Real Madrid është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Portos, Danilo, gjatë afatit kalimtar të verës.
Andaj, e përditshmja sportive madrilene “AS”, ka bërë të ditur se klubi portugez ka caktuar çmimin e shitjes së brazilianit.
Danilo ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2016, por klubi i tij prapë ka një kërkesë të lartë për shitjen e tij, 40 milionë euro.
Danilo, së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.