Dani kthehet nga Japonia, thotë se tani është koha për ndërtimin e shtetit

Zyrtari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Sejdiu, i cili ka qëndruar në paraburgim në Japoni për shkak se dyshohej për ngacmim seksual, është kthyer në Kosovë.

Lajme

21/09/2015 23:03

Ai ka njoftuar se autoritetet japoneze, me “mjete te sofistikuara”, kanë arritur të dëshmojnë pafajësinë e tij.

Sejdiu ka njoftuar se është në banesën e tij në Prishtinë dhe edhe nesër po të dëshirojë, mund të shkojë sërish për vizitë në Japoni.

Ai shkruan në Facebook:

Të ndëruar miq dhe dashamirë!

Po e shkruaj këtë status nga banesa ime në Prishtinë, ku sapo arrita nga Japonia e largët.

Siç jeni njoftuar nga mediat unë isha qe nga 10 Gushti në një trajnim në Japoni, dhe pikërisht me 02 Shtator u arrestova për shkak të një denoncimi kundër meje të një pale për gjoja ngacmim seksual.

Pas një hetimi nga investiguesit shumë profesional dhe me mjete të sofistikuara, më në fund, me 19 Shtator u konstatua se denoncimi ishte i pabazë dhe i inskenuar për qellime të caktuara dhe nuk kishte fakte mbi ngacmimin seksual, andaj Prokurori Publik e ndërpreu arrestimin pa pasur nevojë të shkohet në gjykatë.

Mediat e shkruara dhe portalet elektronike:

(KTV – Kohavision,Koha.net,Zeri,Gazeta Express,Telegrafi.com,lajmi.net, Klan Kosova, etj.) që me aq pompozitet njoftuan mbi arrestimin tim, nese kryeredaktorëve të tyre iu ka mbetur pakëz etikë gazetareske dhe moral njerëzor, do të duhëj që për hir të realitetit të shkruajnë edhe për lirimin tim, ngase familja ime u prek në dinjitetin njerëzor. Të gjitha informatat objektive mbi lirimin mund t’i merrni në Zyrën e Prokurorisë Publike Japoneze, ndersa unë kam vizë tre-mujore për Japoni, dhe nese dëshiroj, mund të shkoj që nesër prapë për Japoni pa asnjë ndalesë.

Falenderoj gjithë miqët, farëfisin, Ambasadën Kosovare në Tokio dhe kolegët e punës, që inkurajuan familjen time për vetëpërmbajtje, ndërsa familjën time e falenderoj që më dha forcë që të qëndroj dhe të bashkëpunoj me investiguesit për të gjetur të vërtetën.

Tani, t’i harrojmë thashëthemët dhe të vazhdojmë punën sepse kemi shumë për të bërë në sëndërtimin e shtetit tonë që u krijua me mundin e shumë brezave.

Ju faleminderit për mirëkuptim.