Dani Alves debuton me gol te Sao Paulo

Dani Alves ka debutuar me gol te Sao Paulo.

Sport

18/08/2019 22:42

Legjenda braziliane këtë verë vendosi të rikthehej në atdhe, duke nënshkruar me Sao Paolo.

Në ndeshjen e parë me fanellën e Sao Paolo, Alves ka arritur të gjej golin.

Ish mbrojtësi i Barcelonës ka shënuar në minutën e 40’, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij të re, kundër Ceara.

Dani Alves ka pasur një karrierë të gjatë në Evropë, duke luajtur te Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG./Lajmi.net/