Dallimi mes dy raundeve në Prishtinë

Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 3 nëntor, Shpend Ahmeti ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë, ndërsa Isa Mustafa 2 mijë vota më pak.

Lajme

01/12/2013 22:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori rezultatet për të gjitha vendvotimet në Prishtinë, në të cilat konfirmohet epërsia e Kandidatit të Vetëvendosjes për Kryetar të Komunës, Shpend Ahmeti.

Sipas rezultateve, Ahmeti ka marrë 37.001 vota apo 51.73 për qind, ndërsa Kryetari i derisotëm i Prishtinës, Isa Mustafa mori 34.521 vota apo 48.27 për qind.

Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 3 nëntor, Shpend Ahmeti ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë.

Në raundin e parë për Ahmetin kishin votuar 27.415 votues.

Por, duket interesant dallimi në vota i Isa Mustafës. Kandidati i LDK’së, në balotazh ka marrë 2 mijë vota më pak se një muaj më parë, pasi që më 3 nëntor ai ishte votuar nga 36.755 prishtinas.