Dallimet midis atyre që vuajnë nga pagjumësia dhe atyre që flejnë mirë

Hulumtuesit nga Shkolla Universitare e Mjeksisë, John Hopkins, gjetën se ka më shumë mundësi që të ketë më shumë rritje të neuroneve në korteksin motorik të trurit, i cili i kontrollon lëvizjet tek njerëzit me insomnia sesa tek ata që flejnë mirë. Për studimin, i cili është publikuar në revistën Sleep, hulumtuesit egzaminuan 28 persona…

Lifestyle

05/03/2014 21:42

Hulumtuesit nga Shkolla Universitare e Mjeksisë, John Hopkins, gjetën se ka më shumë mundësi që të ketë më shumë rritje të neuroneve në korteksin motorik të trurit, i cili i kontrollon lëvizjet tek njerëzit me insomnia sesa tek ata që flejnë mirë.

Për studimin, i cili është publikuar në revistën Sleep, hulumtuesit egzaminuan 28 persona të rritur (18 prej tyre që vuanin nga Insomnia për një vit ose më shumë dhe 10 prej tyre që flinin mirë) pasi u ishin ekspozuar 65 pulseve elektrike me stimulim magnetik.

Hulumtuesit mbajtën gjurmët e gishtave të pjesëmarrësve nga lëvizjet e tyre jo-vullnetare në përgjigje të pulseve; pjesëmarrësit gjithashtu përdorën njehësorë shpejtësie që të gjurmonin drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjeve të gishtave.

Pastaj, hulumtuesit kaluan 30 minuta duke i trajnuar pjesëmarrësit që ti lëvizin gishtat e tyre në kahun tjetër, te kundërt me kahun e lëvizjes së tyre jo-vullnetare.

Ata e lidhën aftësinë e pjesëmarrësve të mësojnë ti lëvizin gishtat e tyre në një mënyrë të re të trajnuar, si një indikator i rritjes së plasticitetit në trurin e tyre.

Përderisa hulumtuesit pritën që plasticiteti në tru të jetë më i lartë tek ata që flejnë mirë, ata e kuptuan që njerëzit me insomnia aktualisht kishin evidencë me plasticitet të theksuar të trurit.

Sidoqoftë, ata theksuan se ajo se çka nënkuptojmë meplasticitet – ose nëse është një gjë e mirë apo e keqe, mbetet ende të shihet.