Dallimet e mëdha në vlerat e lojtarëve të Kosovës dhe Maltës

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Malta do të sfidojnë njëra-tjetrën sonte në Ligën e Kombeve.

Sport

11/10/2018 13:07

Impianti ‘Fadil Vokrri’, do të jetë vendi nikoqir i përballjes Kosovë – Maltë, që fillon nga ora 20:45, që është e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve.

Përveç dallimeve në renditje ku Kosova numëron katër pikë dhe Malta një, dallim të mëdha ekzistojnë edhe në vlerat e lojtarëve.

Sipas ‘Transfermarkt’, vlera e ekipit të Kosovës me lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje, kap shifrën 38,13 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, cilësohet Valon Berisha, që vlerësohet 10 milionë euro.

Në anën tjetër, shumë modeste është vlera e Kombëtares së Maltës, që vlen vetëm 4,5 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm te Malta është Andre Schembri, që vlen një milionë euro./Lajmi.net/