Dallaveret e mundshme me çmime – AKK nis monitorimin e laboratoreve të licensuara për testime

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur sot monitorimin për laboratoret private të licensuara për kryerjen e testeve për koronavirus.

Lajme

12/08/2020 13:11

Këto monitorime do të kryhen me qëllimin e vetëm të parandalimit të dallavareve me çmime për kryerjen e testeve për COVID-19, shkruan lajmi.net.

Se AKK ka nisur monitorimin e këtyre laboratoreve e ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook kreu i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

Në postimin e tij, ai ka publikuar edhe bazën ligjore dhe metodologjike.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Sot, AKK filloi me monitorimin e çmimeve për kryerjen e testeve molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2 nga laboratorët e licensuar privat.

Shih bazën ligjore dhe metodologjike. /Lajmi.net/