Dallavere me patentë-shoferë në Gjilan, arrestohet një person
Një person në Gjilan ka përfunduar në pranga pasi që dyshohet për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Policia në raportin 24 orësh thotë se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë…

Lajme
Një person në Gjilan ka përfunduar në pranga pasi që dyshohet për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Policia në raportin 24 orësh thotë se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer.
Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/