Dallas Mavericks pëson nga Golden State Warriors, rikthehet Doncic
Dallas Mavericks kanë pësuar humbje të ngushtë nga GSW. GSW fituan me rezultat të ngushtë 127 – 125 skuadrën e Dallas, shkruan lajmi.net. Ndeshja ishte tejet interesante, me ekipet që kërkonin fitoren. Paraqitja e tyre e mirë bëri që ndeshja të ishte e baraspeshuar, por në fund më efikas u treguan Golden State Warriors. Në…

Sport
Dallas Mavericks kanë pësuar humbje të ngushtë nga GSW.
GSW fituan me rezultat të ngushtë 127 – 125 skuadrën e Dallas, shkruan lajmi.net.
Ndeshja ishte tejet interesante, me ekipet që kërkonin fitoren.
Paraqitja e tyre e mirë bëri që ndeshja të ishte e baraspeshuar, por në fund më efikas u treguan Golden State Warriors.
Në këtë takim u rikthye ylli i Dallas, Luka Doncic, i cili ishte i lënduar, megjithatë tregoi paraqitjen më të mirë me 30 pikë gjithsej të shënuara.
Për GSW i mirë ishte Jonathan Kuminga me 22 pikë në total.
Golden State Warriors sot regjistruan fitoren e 38-të, teksa kanë edhe 36 humbje.
Në anën tjetër për Dallas kjo ishte humbja numër 37 dhe kanë edhe 36 fitore./Lajmi.net/