Dalin rezultatet e testeve të drogës që ka bërë Brad Pitt

Departamenti i Shërbimit për Fëmijë dhe Familje, kanë filluar të zhvillojnë hetime të shtuara rreth Brad Pitt, pasi që ndaj tij janë ngritur aktakuza të reja.

ShowBiz

26/10/2016 14:12

Gjykata e Los Angeles ka bërë me dije se aktori pritet të dëshmojë para gjyqtarëve në fund të këtij muaji.

Akuzat mbi të kanë ardhur pasi Pitt mendohet të ketë abuzuar fizikisht me njërin nga fëmijët e tij gjatë një fluturimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Francë me 14 shtator, gjë që solli edhe kërkesën për divorc nga Angelina Jole, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo tani departamenti i caktuar për fëmijë dhe familje, po heton deklaratat e reja se Pitt ka abuzuar me fëmijët e tij në raste të shumta, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Aktori është intervistuar gjatë këtij muaji, ka bërë dy teste të drogës, në të cilat ka dalë negativ dhe ka pasur vizita të limituara me fëmijët e tij.

The Department of Children and Family Services have extended their investigation into Brad Pitt’s after a new accusation was made, it has been revealed. Above, Pitt, Jolie and their children in 2014