Dalic: Pres një ndeshje të vështirë

Kombëtarja e Anglisë dhe Kroacisë, përballen sot nga ora 15:00.

Sport

13/06/2021 09:05

Para ndeshjes trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka folur në një konferencë shtypi, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të vetëdijshëm se rreziku mund të vijë nga të gjitha anët, pasi po luajmë kundër një ekipi vërtet me cilësi të lartë”, tha ai.

“ Është e rëndësishme të përdorim stilin tonë të njohur të lojës dhe, natyrisht, ne nuk po vijmë vetëm për të mbrojtur”, shtoi ai.

“Fillimi është shumë i rëndësishëm dhe ne duam të bëjmë një fillim të mirë. Pres një ndeshje të vështirë që do të vendoset në detaje”, përfundoi Dalic.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë zhvillohet në stadiumin “Wembley” nga ora 15:00. /Lajmi.net/