Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Dalglish ishte infektuar me Covid-19, ka një sugjerim për rifillimin e sezonit në Premierligë

21:31 | 21 Maj 2020

Ikona e Liverpool, Kenny Dalglish, ka dhënë një sugjerim për Premierligën, lidhur me rifillimin e sezonit.

Një nga njerëzit që u provua me virusin Covid-19, Dalglish, duke pasur parasysh ato që ka kaluar, ka shfrytëzuar rastin të jap sugjerime për kampionatin anglez.

Dalglish ka thënë se Premierliga duhet t’i jap dritën e gjelbër rifillimit të sezonit, dhe të provojnë përfundimin në fushat e blerta.

“Nëse vendet tjera po i japin startin, mendoj se më e pakta që mund të bëjmë është të fillojmë”, ka thënë Dalglish, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, në mendjen time është e qartë se siguria dhe shëndeti i lojtarëve dhe të gjithë atyre që përfshihen është tejet i rëndësishëm”, shtoi ikona e Liverpool.

“Kuptojeni drejt, të shohim çfarë ndodhë dhe si ndihemi, pastaj vendosim nëse e anulojmë”, ishte sugjerimi i Dalglish.

Kenny Dalglish e ka kaluar me sukses sfidën me pandeminë Covid-19. Ai u infektua në muajin e parë të shpërndarjes së virusit në Angli. /Lajmi.net/