Dalai Lama: Putini është egocentrik, ai dëshiron ta rikthejë Murin e Berlinit!

Dalai Lama ka adresuar kritika të ashpra ndaj Rusisë, sidomos për presidentin rus Vladimir Putin, duke i thënë atij, ndër të tjera, se është egocentrik, dhe po sillet sikur dëshiron që ta rindërtojë Murin e Berlinit. 

Bota

08/09/2014 12:58

Lideri shpirtëror tibetian Dalai Lama, ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se qëndrimi i tij është, “unë, mua, mua…”. 

“Është shumë egoist”, tha Lama për një gazetë gjermane, duke kujtuar se Putini ishte president i Rusisë, kryeministër, pastaj përsëri president, transmeton lajmi.net. 

Lideri shpirtëror tibetian Rusinë e sheh më të rrezikshme sa Kinën, e cila sundon Tibetin që nga pushtimi i vitit 1950. “Kina dhe Rusia, ata janë dy raste krejtësisht të ndryshme – tha Dalai Lama, duke shprehur shpresën e tij se “bota moderne do ta mbështesë Kinën që të bëhet një vend demokratik”. 

“Kina dëshiron të jetë pjesë e sistemit politik global dhe të jetë e gatshme të pranojë rregullat ndërkombëtare në afat të gjatë. Kam përshtypjen se në këtë kohë, Rusia dhe Presidenti Putin nuk janë duke vepruar në këtë formë. Ne jemi mësuar me faktin se Muri i Berlinit rrënuar.

Por presidenti rus dëshiron që ta rindërtojë atë. Por ai me këtë i shkakton dëme vendit të tij. Izolimi është vetëvrasje për Rusinë”, ka thënë Dalai Lama. (lajmi.net)