Daja vret nipin aksidentalisht në Grabanicë të Klinës

E diela u kthye në mort për familjen Baleci nga Grabanica e Klinës.

Lajme

11/02/2018 20:28

Nipi i tyre, 12 vjeçari, Detjon Gashi nga Berliqi i Deçanit, gjeti vdekjen teksa u kishte shkuar për vizitë, njofton Klan Kosova.

Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga daja i tij bashkëmoshatarë, teksa kishin dal së bashku për shëtitje me një armë gjahu.

Viktima menjëherë është dërguar në emergjencën e Klinës, mirëpo aty u konstatua se nuk kishte shenja jete.