Daily Star: Ben White u largua nga kombëtarja pasi u përplas me ndihmës trajnerin

Ylli i Arsenalit, Ben White, u largua nga skuadra e Anglisë për Kupën e Botës 2022, përpara ndeshjes së tyre në fazën e grupeve kundër Uellsit dhe tani është zbuluar se ai kishte një përplasje me ndihmës trajnerin Steve Holland. 25-vjeçari u thirr në skuadrën e Gareth Southgate për shfaqjen e Katarit dhe ishte një…

Sport

09/12/2022 08:27

Ylli i Arsenalit, Ben White, u largua nga skuadra e Anglisë për Kupën e Botës 2022, përpara ndeshjes së tyre në fazën e grupeve kundër Uellsit dhe tani është zbuluar se ai kishte një përplasje me ndihmës trajnerin Steve Holland.

25-vjeçari u thirr në skuadrën e Gareth Southgate për shfaqjen e Katarit dhe ishte një zëvendësues i papërdorur në ndeshjet e tyre kundër Iranit dhe SHBA.

Më 30 nëntor, Tre Luanët njoftuan zyrtarisht se White kishte lënë kampin e tyre dhe ishte kthyer në shtëpi për “arsye personale”.

Megjithatë, tani janë shfaqur detaje se mbrojtësi i krahut dyshohet se kishte një përplasje me ndihmësin e Southgate, Steve Holland, për shkak të mosnjohjes së informacionit jetik në lidhje me statistikat e tij, si dhe atyre të ekipit të ShBA përpara ndeshjes së tyre në ditën e dytë të fazës së grupeve.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Star, marrë parasysh se biseda në mes dyshes eskaloi, lojtari u përjashtua menjëherë nga grumbullimi.

Sidoqoftë, mungesa e njohurive të anglezit për rivalët e tyre nuk do të ishte befasi duke pasur parasysh se White, kohë më parë, deklaroi se nuk e shikoi kurrë Arsenalin drejtpërdrejt dhe nuk ishte në dijeni të legjendës së klubit, Patrick Vieira gjithashtu. /Lajmi.net/