Dafina Zeqiri shumë shpejt me koncert në Tiranë

Këngëtarja Dafina Zeqiri është larguar nga Kosova për në Amerikë ku po ndjek ëndrrën e saj.

ShowBiz

11/11/2017 08:46

Dafina së fundi ka publikuar këngën “Told Ya” të cilën ia dedikoi tregut të huaj dhe që u prit mirë nga publiku me komente pozitive në lidhje me këtë projekt, shkruan lajmi.net.

Ajo ka filluar të mbajë edhe disa koncerte atje, për të cilat po punon me profesionistë të kësaj fushe.

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Dafina ka treguar se biletat për koncertin në të cilin do të bënte edhe promovimin e këngës së re ishin shitur

Në një koment, Ermal Mamaqi i thotë “DAFIIIIII bëje shown në Tiranëëëë… Po të preeees.”, ndërsa ishte këngëtarja ajo e cila në përgjigjen e saj konfirmoi se shpejt do të vije në Tiranë.

“@ermalmamaqiofficial kismet! Shume shpejt!!!”, ka shkruar Dafi në komentin e saj. /Lajmi.net/