Dafina Zeqiri po sjell duet me reperin e “OTR”

Dafina Zeqiri po finalizon projektin e ri.

ShowBiz

17/10/2019 17:46

Dafina Zeqiri këto ditë është duke punuar drejt finalizimit të këngës së re, të cilën pritet ta lansojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se ky projekt do të vjen në bashkëpunim me anëtarin e “OTR”, Varrosin.

Kënga mban titullin “Ring Ring”, kurse detaje të tjera të saj ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatitin kësaj radhe këta dy artistë. /Lajmi.net/