Dafina Zeqiri përgjigjet në Twitter për anulimin e koncertit të Velipojës
Dafina Zeqiri ‘konfirmon’ arsyen e anulimit të koncertit në Velipojë duke shkruar në Twitter se arsyen e kanë gjetur fansat.

ShowBiz
Dafina Zeqiri ka anuluar performancën në koncertin e famshëm të Velipojës dhe arsyen e kanë gjetur fansat menjëherë.
Në Velipojë është organizuar një koncert i madhe me këngëtarët më in të momentit.
Ndër femrat kanë qenë të lajmëruara Genta, Tuna dhe Dafina Zeqiri, ndërsa kjo e fundit e ka analuar pjesëmarrjen në momentin e fundit, duke postuar një foto në Instagram me mbishkrimin ‘Koncerti në Velipjë, u anulua’.
Sigurisht spekulimet pse Dafina nuk ka shkuar në këtë organizim të madh kanë filluar menjëherë. Përderisa djemtë e Baba Stars të gjithë ishin të pranishëm, kjo mund të ishte një nga arsyet, por fansat kanë qenë të sigurt se arsyeja kryesore ishte Tuna.
E Dafina nuk ka ngurruar ta pranojë në njëfarë mënyre këtë, duke shkruar në Twitter në anglisht: ‘Do ju tregoj se çfarë janë fansat e vërtetë.. Anulon një show dhe ata e dijnë saktësisht arsyen.. kërkoj falje fansave që kan ardh për mu në Velipojë’.
Megjithatë, koncerti u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme saqë të pranishmëve nuk i është dhënë rasti të vërejnë mungesën e Duffyt, sipas shumë komenteve.
Let Me tell u how You know u got REAL fans.. U cancel a Show & they know exactly Why.. Kerkoj falje fansave qe kan Ardh per Mu ne Velipoje
— #NdjenjeTjeter (@Dafina_Zeqiri) August 15, 2014