Dafina Zeqiri ofendon gazetarët!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kohë që nuk po gëzon raport të mirë me mediat dhe gazetarët e shoubizit.

ShowBiz

18/04/2015 13:19

Dafina Zeqiri e cila viteve të fundit më shumë se për arsye muzikore, ka zënë kryetitujt e gazetave dhe portaleve për jetën e saj private, sërish ka lansuar një sulm ndaj gazetarëve.

Dafina e cila ka kohë që nuk po jep intervista për shkak të spekulimeve të shumta në media për jetën e saj private, duket se nuk po mund të rehatohet në raportin e saj me gazetarët, pavarësisht se ka miq në shoubiznes.

Në një foto që ajo ka postuar, ajo i cilëson gazetarët amaterë. “Prapa çdo mbulese ka shpirt. Le të tergojë muzika atë që ke brenda, jo njerëz të bezdisshëm dhe gazetarë amaterë”, u shpreh Dafina. shkruarn telegrafi.com

Nuk dihet saktësisht se me kë e ka problemin Dafina, por fakt është se mediat nuk e kanë lënë aspak rehat në vitet e fundit.