Dafina Zeqiri merr vëmendje me një tjetër paraqitje si nuse

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale postime të ndryshme. Ajo ditë më parë befasoi fansat, ndërsa u shfaq e veshur me fustan nusërie. Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz, ka ndarë sërish disa fotografi në Instagram ku shfaqet si nuse. “E bëra”, ka…

ShowBiz

02/06/2023 23:22

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale postime të ndryshme.

Ajo ditë më parë befasoi fansat, ndërsa u shfaq e veshur me fustan nusërie.

Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz, ka ndarë sërish disa fotografi në Instagram ku shfaqet si nuse.

“E bëra”, ka shkruar ajo.

Artistja e estradës shqiptare me këtë rast mori komplimente të shumta në sesionin e komenteve.

Postimi mori pëlqime të shumta po ashtu për një kohë të shkurtër.

Imazhet duket se janë realizuar në kuadër të një videoklipi të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Dafina përndryshe thuhet se është ribashkuar sërish me partnerin e saj, DJ Geek./Telegrafi