Dafina Zeqiri kujton projektin në klip me French Montanën
Dafina Zeqiri tri vite më parë pjesë të klipit e mori French Montanën.

ShowBiz
Dafina Zeqiri numëron disa hite në repertorin e saj, ndërsa vazhdon të sjell vazhdimisht projekte të reja, shkruan lajmi.net.
Në vitin 2017, këngëtarja publikoi projektin “Four Season”, të cilin e shoqëroi edhe me videoklip, ndërsa pjesë e tij ishte edhe French Montana.
Së fundi, Dafina publikoi disa imazhe dhe video të shkëputura nga klipi i “Four Season”, ku shihet bashkë me Montanën.
“Ti je dashuri ndryshon më shumë sesa sezona…”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë njërës fotografi.
Për ndryshe, Dafina Zeqiri së fundi solli remiksin e këngës “Lule Lule”, të cilën e ka në duet me Lumi B. /Lajmi.net/
