Dafina Zeqiri ka për t’i thënë diçka publikisht Emina Cunmulajt

Emina Cunmulaj preu flokët dhe Dafina Zeqiri ka për t'i thënë diçka publikisht lidhur me këtë.

ShowBiz

14/05/2019 23:13

Mes lotësh, Emina Cunmulaj rrëfeu si humbja e mamasë e bëri të ndjeshme ndaj njerëzve që si e ëma, vuajnë nga kanceri, shkruan lajmi.net.

Kjo ngjarje që e ka prekur shumë e ka shtyrë Eminën që flokët e gjata t’i dhurojë për bamirësi. Ajo tregon se ndihet mirë dhe rehat me flokët e shkurtëra dhe në një postim në Instastory shihet duke u argëtuar me këngën e Dafina Zeqirit në një kafene në Amerikë.

Më pas Dafina i ka thënë disa fjalë publikisht Eminës.

“Të dua ty dhe flokët e tua”, ka shkruar Dafina Zeqiri derisa e shpërndanë videon e Eminës në Instagramin e saj./Lajmi.net/