Dafina Zeqiri falënderon fansat për mbështetjen pas operimit në gju

Dafina ka bërë një operacion në gju.

ShowBiz

27/02/2021 20:01

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri pak orë më parë me anë të një postimi ka njoftuar se pesë javë më parë ka kryer një operacion, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte bërë një operacion të quajtu ‘ACL surgery’, që ka të bëjë me lëndimet në gju, ndërsa me anë të disa foto dhe video tregoi gjithë procesin e rikuperimit.

Menjëherë pas publikimeve ajo pranoi qindra komente dhe pëlqime duke i uruar asaj shërim sa më të shpejtë, teksa më pas hyri në Instastory duke postuar një fotografi të gjurit me mesazhin falënderues.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet, ‘shërim sa më të shpejtë”, ju dua”, shkroi Dafina./Lajmi.net/