Dafina Zeqiri bën sërish një ndryshim në pamje

15:02 | 22 Maj 2019

Dafina Zeqiri njihet për guximin që ka për të bërë ndryshime në pamje.

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaqet shumë ndryshe, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka pozuar e ulur në shkallë e veshur me shumë stil, ndërsa të bie në sy edhe këtë herë ndryshimi tek flokët.

Për ndryshe, “Rofe” titullohet projekti i fundit nga Dafina Zeqiri, ndërsa së shpejti planifikon ta publikojë këngën e re. /Lajmi.net/