Dafina Zeqiri akoma beqare, në përgatitje të albumit

Që nga kthimi në Kosovë pas disa muajve të kaluar në New York, Dafina nuk po ndalet. Atë jemi duke e parë shumë aktive nëpër emisione të ndryshme, intervista të shumta dhe duke u kënaqur me shoqërinë e saj. E pyetur nëse është në lidhje, ajo ka thënë “për momentin nuk ka asgjë të re,…

ShowBiz

08/03/2014 18:39

Që nga kthimi në Kosovë pas disa muajve të kaluar në New York, Dafina nuk po ndalet.

Atë jemi duke e parë shumë aktive nëpër emisione të ndryshme, intervista të shumta dhe duke u kënaqur me shoqërinë e saj.

E pyetur nëse është në lidhje, ajo ka thënë “për momentin nuk ka asgjë të re, thjeshtë është puna, shoqëria, muzika dhe fansat”, duke lajmëruar edhe albumin e saj të radhës që do të dalë këtë verë.

Në fakt, albumi është planifikuar të dalë verën e kaluar, por angazhimet e shumta dhe jetesa në New York e kanë bërë Dafinën ta pergatisë albumin më ngadalë, në mënyrë që të dalë i mirë.

Albumi do të ketë shumë muzikë të zhandrit rap, pasiqë kështu kanë kërkuar fansat dhe shoqëria.

Të gjitha këngët janë përfunduar, tani vetëm ka mbetur të inçizohen në studio dhe për këtë verë do të jetë gati.

Pas një kohe të gjatë tani, Dafina u shpreh edhe për marëdhëniet e tanishme me ish të dashurin Ledrin.

‘Më ka pëlqyer klipi i tij shumë. Disa personave u duket e çuditshme por ne që jemi në Kosovë, e dimë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Njeriu shkon duke u pjekur, është keq të humbësh kohë. Mua më bëhet qejfi kur e shohë dikë duke ecur përpara sepse edhe unë jam shumë e lumtur.’