Dafina ‘vishet’ me flamur

Dafina Zeqiri ka menduar ta festojë në një mënyrë të veçantë 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja kosovare e ka postuar në Instagram një fotografi, të cilën e ka realizuar fotografi i njohur kosovar Fadil Berisha. Në të, këngëtarja llapjane shihet nudo, por e ‘veshur’ me një flamur, respektivisht e pikturuar me ‘body-print’. “Urime…

ShowBiz

29/11/2013 12:00

Dafina Zeqiri ka menduar ta festojë në një mënyrë të veçantë 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja kosovare e ka postuar në Instagram një fotografi, të cilën e ka realizuar fotografi i njohur kosovar Fadil Berisha.

Në të, këngëtarja llapjane shihet nudo, por e ‘veshur’ me një flamur, respektivisht e pikturuar me ‘body-print’. “Urime 28 Nëntori! Urime ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Dafina në Instagram, duke e bashkëngjitur fotografinë që e shihni.