Dafina probleme me kontrata, nuk është në gjyq
Dafina Zeqiri nuk është në gjyq, siç është folur, por duhet të paguajë shumë detyrime për shkak të shkeljes së kontratës me Besfort Video M1, kompaninë që ja ka mbrojtur të drejtat e videove në Youtube.
ShowBiz
Këto ditë është folur që Dafina Zeqiri është në gjyq me Besfort Hasanaj, për shkak të problemeve me videot e Dafinës në Youtube. Me rastin e një interviste të saj në një nga radiot e qytetit, është kuptuar se Dafina dhe Besforti janë në gjyq, por kjo është dematuar nga vetë ai, duke thënë se nuk janë në gjyq por Dafina duhet t’i paguajë 19000 Euro.
“Dua të sqaroj opinionit rreth dezinformatës të publikuar në portalet online kinse Besfort Hasanaj qenka në gjyq me Dafina Zeqirin.”
“Ky lajm nuk është i vërtet dhe ne posedojmë intervistën e Dafinës në Urban FM ku ajo citon disa kompani të akuzuara për fshirjet e videove të saj nga YouTube, kurse moderatori i emisionit me emrin Shuki ishte ai i cili përgjigjej në emër të Dafinës.”
“E vërteta e asaj historie është se Dafina Zeqiri na ka shkaktuar dëmtime materiale nëpër gjykata rreth 19.000 Euro duke bërë kontrata paralele edhe me firmën OnAir në vitin 2013, pa e shkëputur kontratën me ne.”
“Ne i kemi dërguar një ultimatum personalisht Dafinës që të paguajë dëmet e shkaktuara dhe nëse deri në afatin e caktuar nuk i paguan dëmet materiale, atëherë ne do ta padisim Dafinën në Gjermani për mashtrime kontraktuale dhe me siguri do i ndalojmë edhe pjesëmarrjet e saj në shtetet shengen të koncerteve.”