Dafina Kastrati shkëlqen edhe në toplistën e MTV-s

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në toplistat gjermane dhe zvicerane, tani vjen suksesi i radhës për këngëtaren e talentuar kosovare Dafina Kastrati, transmeton Zeri.info.

ShowBiz

02/09/2016 16:31

Ylli i ri i muzikës, pas debutimit javën e kaluar në toplistën e MTV me videoklipin e këngës “Shot Calling”, tani ka regjistruar një ngritje të jashtëzakonshme në këtë toplistë, duke u renditur në pozitën e 11-të dhe duke lënë prapa vetes shumë këngëtarë të njohur dhe me përvojë.

Kjo dëshmon se Dafina me hapa të sigurt po shndërrohet në një yll të ri të skenës botërore të muzikës, e cila dita ditës po mbledh parapa vetes adhurues të rinj, por gjithashtu edhe një vlerësim të jashtëzakonshëm të njohësve të muzikës.

Dhe kjo padyshim se do të jetë edhe një nxitje shtesë për këngëtaren e talentuar që të punoj në këngë dhe materiale të reja, për forcuar edhe më shumë praninë e saj në toplistat botërore.