Dafina fshin të gjitha fotografitë me të dashurin (Foto)

Dafina Zeqiri ka fshirë fotografitë nga profili i saj në “Instagram” duke lënë aty një numër shumë të vogël fotografish.

ShowBiz

13/06/2016 16:00

Pas bujës që fansat e saj bënë për të ditur arsyen ishte vetë këngëtarja që iu përgjigj duke thënë “Ju lutem, mjaft u shqetësuat për atë çka unë fshij”.

Ajo që bie në sy janë edhe fotografitë me të dashurin e saj nga Republika Domenikane, të cilat mungojnë.

Nuk dihet nëse Dafina është ndarë me të, a po fotografitë janë fshirë pasi këngëtarja po synon tregun ndërkombëtar. Mbetet të shihet nëse këngëtarja do të sqarojë këtë situatë./GazetaExpress/