Daçiqi qeras shqiptarët, por me paratë e BE-së

E përditshmja serbe Blic ka publikuar disa fakte interesante nga takimi i shefave të diplomacive të Evropës Perëndimore, që u mbajt të enjten në Beograd, ku ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i BE-së në largim, Stefan Fule.

Lajme

24/10/2014 00:59

Në këtë takim, Kosova për herë të parë u përfaqësua nga ministri i Jashtëm dhe atë midis Beogradit, gjë që është vlerësuar hap historik. Pos ministrit të Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, në kë takim ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, si dhe shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

“Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në katër sy ka biseduar me kolegun nga Prishtina, i ka kërkuar falje Igor Llukshiqit (shefit të diplomacisë malazeze), që nuk ka përkthyes për gjuhën malazeze”, shkruan Blic.

BE-ja e ka vlerësuar historik takimin e ministrave të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë.