Daçiq: Tunizia mbështet vazhdimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Tunizia e mbështet Serbinë në vazhdimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

Lajme

02/06/2020 09:29

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka falënderuar shtetin e Tunizisë për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë në vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeje për marrëveshje me Kosovën.

Siç raporton “blic.rs”, transmeton lajmi.net, Daçiq këto komente i ka bërë pas një bisede që kishte me homologun e tij nga Tunizia, Noureddine Erray.

“Tunizia konfirmon mbështetjen e saj parimore për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e Kosovës”, deklaroi Daçiq.

Sipas këtij mediumi, temat të cilat u diskutuan gjatë kësaj bisede mes krerëve të diplomacisë kanë qenë mbështetja që Tunizia i ka dhënë dhe i jep Serbisë, forcimi i marrëdhënieve mes dy shteteve veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit. /Lajmi.net/