Daçiq: Skandaloze është arratisja e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut është skandaloze. Ai tha se Serbia do të kërkojë llogari nga institucionet në Maqedoninë e Veriut për ikjen e Ramadanit. “Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së…

Lajme

15/08/2024 15:19

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut është skandaloze.

Ai tha se Serbia do të kërkojë llogari nga institucionet në Maqedoninë e Veriut për ikjen e Ramadanit.

“Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me urdhër të vlefshëm ndërkombëtar të arratiset nga arresti shtëpiak”, tha Daçiq.

Kujtojmë se Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 mori vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadani në Serbi.

Ramadani u arrestua nga policia e Maqedonisë së Veriut pasi kishte urdhërarrest nga Interpoli serb./Lajmi.net/