Daçiq: Serbët me përfaqësues legjitimë në Kosovë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se është e rëndësishme që serbët, pa marrë parasysh përqindjen, kanë dalë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe se do të kenë përfaqësuesit e tyre legjitimë në Kuvendin e Kosovës.
Lajme
Daçiq ka thënë se kjo është “vetëm një pjesë e luftës politike” dhe se pret që dialogu në Bruksel të vazhdojë, transmeton REL.
Ai po ashtu ka thënë se tani pret që me një ritëm të përshpejtuar të themelohet ajo që parasheh Marrëveshja e Brukselit, duke iu referuar Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.
Bie në sy që Serbia tashmë ka nisur ta trajtojë Kosovën si çështje të jashtme për të.
Ivica Daçiq në qeverinë e Aleksandar Vuçiq mban postin e ministrit të Jashtëm.