Daçiq: Putin nuk do të lejojë që kjo të ndodh në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq llogarit në mbështetjen e Rusisë për çështjen e Kosovës.

Lajme

20/05/2019 09:03

Serbët me dalje masive në zgjedhje kanë mbrojtur veriun e Kosovës.

Në këtë mbrojtje, krerët e shtetit të Serbisë si dhe serbët që jetojnë në Kosovë e kanë mbështetjen e madhe të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ai për “Kurir” ka thënë se Serbia në mbrojtjen e interesave të saj në Kosovë e ka mbështetjen absolute nga Rusia, transmeton lajmi.net.

“Në shumë prej takimeve zyrtare dhe jozyrtare, ajo mbështetje është konfirmuar, kishte edhe veprime konkrete nga Moska zyrtare që kanë kontribuar që serbët të qëndrojnë në Kosovë”, tha ai.

“Mua shumë herë gjatë bisedave më kanë bindur se Rusia nuk do të lejojë që Serbisë t’i shkaktohen dëme, kurse presidenti Vuçiq disa herë e ka thënë se e ka dëgjuar nga vet presidenti Putin”, theksoi Daçiq. /Lajmi.net/