Daçiq premton “luftë” në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se pavarësisht vendimit të sotëm të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s mbi anëtarësimin e Kosovës, Serbia do ta vazhdojë betejën në Konferencën e Përgjithshme, që propozimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESO, nëse merr vota të mjaftueshme, të refuzohet.

Lajme

21/10/2015 13:16

Sipas tij, Këshilli Ekzekutiv mund të marrë çfarëdo vendimi, mirëpo historia nuk mund të fshihet, transmeton Indeksonline.

“Këshili i Përgjithshëm i UNESCO-s mund të vendos si do vet, por historia nuk mund të fshihet, pasi gjithmonë ka patur dhe do të ketë trashëgimi kulturore serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Ndërkaq, ai ka shtuar se nëse Këshilli Ekzekutiv e miraton propozimin, do të jetë një vendim i paprecedent, pasi sipas tij nuk ka bazë ligjore ndërkombëtare për shkak se OKB-ja nuk ka miratuar një këso vendimi.