Daçiq: Përcaktimi i kufirit është parakusht për marrëdhënie të mira me shqiptarët

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq mendon se përcaktimi i kufirit është një parakusht për marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët.

Lajme

10/02/2019 11:00

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se demarkacioni me Kosovën është një nga parakushtet për marrëdhënie të qëndrueshme, ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, derisa shton se ky nuk është një shkop magjik, “nuk është një zgjidhje e plotë”.

Daçiq, për gazetën serbe “Blic”, ndër të tjera ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë garanci afatgjatë për sigurinë dhe prosperitetin, për të gëzuar të drejta të plota civile dhe politike, për të cilat ai vlerësoi se “duhet ndodhnin kohë më parë”, përcjell lajmi.net.

“Trashëgimia jonë historike dhe kulturore duhet të mbrohet maksimalisht. Pronësia dhe pasuria e shteti dhe qytetarëve tanë kthehet kudo që është uzurpuar. Ne kemi nevojë për të arritur një marrëveshje me shqiptarët, si dhe për të marrë garanci nga vendet më të rëndësishme të botës”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/