Daçiq nuk ka të ndalur, përsëri falënderon Spanjën për mosnjohjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot është takuar me homologun e tij spanjoll Josep Borrell.

Lajme

13/03/2019 15:12

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar edhe një herë Spanjën për qëndrimin ndaj Kosovës.

Ivica Daçiq është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell.

Siç shkruan “telegraf.rs”, transmeton lajmi.net, Daçiq në konferencën e përbashkët me Borrell ka theksuar se mbështetja dhe integriteti territorial është një çështje me interes të madh kombëtar për Serbinë dhe në këtë mënyrë sipas tij, është shumë e rëndësishme që Spanja e cila është një vend i madh dhe anëtare e Bashkimit Evropian, nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Në këtë konferencë, Daçiq e falënderoi homologun e tij spanjoll Borrel për siç tha ai, mbështetjen e saj të fortë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe po ashtu i ka ofruar mbështetje të plotë Borrellit për integritetin territorial të Spanjës, transmeton më tutje lajmi.net.

Daçiq po ashtu në këtë konferencë ka thënë se, Serbia kundërshton përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen e Katalonjës.

“Mbështetja e integritetit territorial është një çështje me interes të madh kombëtar për Serbinë dhe është shumë e rëndësishme që Spanja, si një vend i madh anëtar i BE-së, të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”, theksoi Daçiq.

Kreu i diplomacisë serbe theksoi se Serbia ofron mbështetje të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Spanjës, për të kundërshtuar përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen e Katalonjës.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të lejojë asnjëherë hapjen e përfaqësimit të Katalonjës në Beograd ashtu siç ka bërë Kroacia. /Lajmi.net/